Site icon Prishtinapress

Vet-aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, humbë jetën një person dhe një tjetër lëndohet

Një vet-aksident ka ndodhur të shtunën në autostradën “Arbën Xhaferi”, përkatësisht fshatin Bibaj, si pasojë një person ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:30, ndërsa një person tjetër ka marrë lëndime trupore.

“Sot, më 25.07.2020 rreth orës 15:31, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (fshati Bibaj). Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën, kjo është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vend-ngjarje, kurse një person tjetër i lënduar është nisur për në QKUK”, ka thënë Krasniqi.

Exit mobile version