Site icon Prishtinapress

Veseli: VV e LDK më çuan njerëz për të krijuar koalicion qeverisës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka pasë një mesazh për Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se asnjëra palë nuk ka nevojë t’i dërgojnë njerëz atij për të krijuar një qeveri bashkë.

“Në aspektin e bashkëpunimeve politike do ta them këtë: nuk vendosi kryqe ndaj askujt. Nuk i përkas asaj kategorie që ka diferencu dhe distancu idepolitikisht në të kaluarën. Me shqiptarë nuk ndahem. Por, me VV dhe LDK-në kemi dallime të mëdha. Ky vend nuk shkon me mashtrim. Ky koncept që mendon të acarojë qytetarët për të përfituar, nuk i ndihmon Kosovës. Kemi dallime të mëdha që kanë të bëjnë me nderin me besën. Nuk është politika veç mashtrim. Nuk është pabesi. Kemi dallime shumë të mëdha… Por kjo nuk do të thotë se unë kam me ju vu kryqe. Askujt”, ka deklaruar ai, në një intervistë për Reporterin.

Veseli ka lënë të nënkuptohet se VV dhe LDK i kanë dërguar njerëz për të bërë koalicion.

“Nuk kanë nevojë me e mashtru opinionin për izolim e të më çojnë mu njerëz me ba Qeveri të përbashkët. Me asnjërin s’kam me pasë qeveri. As këta që shkuan, nuk kanë shanse. As këta që vijnë, nuk kanë me pasë shancë me këtë mentalitet, partneritet në qeverisje të përbashkët. As këta që po kalojnë nuk kanë nevojë me dergu njerëz me u marrë vesh me shiqu qysh me e ba qeverinë. Ju kam tregu si syni. Po edhe këta që po hyjnë tash s’kanë të nevojë të flasin PDK me qenë pjesë e tyre. PDK nuk do të jetë me asnjë palë”, ka thënë Veseli.

Exit mobile version