Site icon Prishtinapress

Veseli uron Boris Johnson për fitoren e konservatorëve ku është anëtare edhe PDK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar Partinë Konservatore të Kryeministrit Boris Johnson për fitoren e shënuar në zgjedhjet parlamentare në Britaninë e Madhe.

Përmes një shkrimi në Facebook, lideri i PDK-së ka shkruar se vlerat konservatore janë vlera të lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

“Partia Demokratike e Kosovës, si aleate e konservatorëve, beson në këto vlera dhe angazhohet që bashkëpunimi mes dy shteteve tona do të thellohet edhe më tej”, ka thënë Veseli.

“Përgëzime Partisë Konservatore dhe Kryeministrit Boris Johnson për fitoren e shënuar në zgjedhjet parlamentare në Britaninë e Madhe. Me dëshirat më të mira për popullin britanik, uroj për suksese të mëtejshme për këtë vend mik tonin. Vlerat konservatore janë vlera të lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Janë ato vlera që si shoqëri na bashkojnë me familjen e madhe europiane. Partia Demokratike e Kosovës, si aleate e konservatorëve, beson në këto vlera dhe angazhohet që bashkëpunimi mes dy shteteve tona do të thellohet edhe më tej”, ka shkruar Veseli.

Exit mobile version