Site icon Prishtinapress

Veseli: Trepça do jetë përgjithmonë e Kosovës, me ligj e me statut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim menaxhmentin e Gjigantit metalurgjik Trepça, pas regjistrimit të kompanisë si shoqëri aksionare, që u bë e mundur pas miratimit të ligjit dhe statutit nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Veseli nw njw postim nw profilin e tij nw Facebook ka shkruar se minatorët, menaxhmenti dhe anëtarët e bordit e kanë pritur që dy dekada këtë lajm.

Sipas tij, shndërrimi i Trepçës në shoqëri aksionare është një hap i madh drejt rigjallërimit të plotë të potencialit të saj.

“Me Ligj e me Statut të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, tashmë Trepça është regjistruar si shoqëri aksionare. Minatorët, menaxhmenti dhe anëtarët e bordit e kanë pritur që dy dekada këtë lajm. Trepça ka qenë dhe do të mbetet e Kosovës përgjithmonë. Shndërrimi në shoqëri aksionare është një hap i madh drejt rigjallërimit të plotë të potencialit të saj. Urime minatorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës!”, ka shkruar Veseli.

Exit mobile version