19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Veseli takon kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Senatin Amerikan

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar në Uashington kryetarin e Komisionit për Politikë Jashtme të Senatit Amerikan, senatorin Bob Menendez.

Në këtë takim, Veseli e ka njohur senatorin Menendez me zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, ndërsa e ka falënderuar atë për kontributin dhe rolin mbështetës të Senatit Amerikan për Republikën e Kosovës. Temë e diskutimeve në këtë takim ishte edhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi dhe rëndësinë që ka për Kosovën involvimi direkt i SHBA-së në këtë proces.

“Pa Amerikën nuk mund të ketë marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Involvimi direkt i SHBA-së në këtë proces është qenësor për realizimin e marrëveshjes e cila do të siguron njohjen e pavarësisë së shtetit të pavarur e sovran të Kosovës si dhe ulësen në OKB”, tha Veseli.

Senatori Menendez tha se është shumë me rëndësi që Kosova të jetë e gatshme për fazën finale të dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

“Ndihem shumë krenar që në vitin 2008 SHBA-të ishin ndër venet e para që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës. Mbështetja e SHBA-së për Kosovën do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, tha Menendez.

Kryeparlamentari Veseli ka takuar edhe shumë personalitete tjera të larta gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Washington me ftesë të Kongresit Amerikan.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles