Site icon Prishtinapress

Veseli takon biznesmenët e Prizrenit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, që njëherësh është edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës sot ka qëndruar në Prizren.

Në qytetin historik, Veseli është takuar me ekspertet të fushës së ekonomisë.

Veseli nga ekspertët prizrenas kërkoi që të dijë nga ata që të tregojnë brengat dhe ato vështirësitë në të cilat hasin gjatë punës së tyre si biznesmenë.

Shkëlzen Mustafa nga komuniteti i biznesit për regjionin e Prizrenit është ankuar për disa nga vështirësitë me të cilat hasin ata, por me këtë rast ai ka përmendur mungesën e fuqisë punëtore e të cilët sipas tij janë destinuar vetëm në drejtimin ekomomik dhe juridik.

Ai me këtë rast propozoi që Ministra e Arsimit të merret me këtë çështje pasi që aftësimi profesional i të rinjve është lënë anash.

Refki Hoxha nga Oda Ekonomike Regjionale tha se bizneset po ballafaqohen me mungesë të infrastrukturës dhe me kreditë e larta.

Ndërsa biznesmeni Irfan Fusha propozoi që të kenë më shumë hapësirë për prodhimet vendore si dhe që studentët dhe nxënësit të aftësohen për punë në biznes.

Exit mobile version