Site icon Prishtinapress

Veseli pret investime konkrete nga Emiratet e Bashkuara (Video)

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli thotë se pret investime konkrete nga Emiratet e Bashkuara. Në vizitën në këtë vend, kryekuvendari theksoi se po nis një epokë e re e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

“Është hapja e një epoke të re të marrëdhënieve me një vend që është shembull i zhvillimit ekonomik dhe në të njëjtën kohë i tolerancës’, tha Veseli për RTK’në.

Tha se kjo vizitë pret t’i sjellë Kosovës investime konkrete.

“Kjo është përvoja e cila i duhet Kosovës, orientimi tërësisht perëndimor dhe marrja e iniciativave nga e gjithë bota të cilat janë ndërmarrësia. Ne shpresojmë shumë se në përfundimin e kësaj vizite do të kemi edhe rezultate konkrete  të cilat ndërlidhen me investime milionëshe në vendin tonë”, theksoi Veseli.

 

Exit mobile version