19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Presidenti e ka kapur LDK-në dhe Vetëvendosjen “për hunde”

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në Zona B të Klan Kosovës ka deklaruar se një pjesë e LDK-së është treguar e hapur dhe e gatshme për dialog.

Sipas tij, konfigurimi politik në Kosovë ia vështirëson secilit koalicion të mundshëm t’i ketë 80 vota.

“Ka një gatishmëri nga një pjesë e LDK-së, ka një racionalitet shumë njerëzor, shumë serioz që ne duhet të ulemi bashkërisht”.

“Konfigurimi i skenës politike në Kosovë dhe Kushtetuta që garanton 20 vendet e rezervuara e bën të vështirë që secili koalicion t’i ketë 2/3 e votave”.

“Manipulime le të bëjnë tek qytetarët, le të improvizojnë. Asnjë individ në Republikën e Kosovës, as presidenti, as kryeministri, as kryetari i Kuvendit, nuk mund të marrë në Republikën tonë Parlamentare asnjë vendim (marrëveshje ndërkombëtare) pa 2/3 e votave”.

“Është total manipulim ideja se Kosovën po e shet dikush (ndonjë individ) dhe pastaj e humbëm. Kushtetuta e precizon shumë qartë se duhen 2/3 e votave për çdo vendimmarrje, kjo është e mira e sistemit tonë kushtetues – duhet të kalojë vendimi në Kuvendin e Kosovës”.

“Duhet t’i ndalim sa më shpejt këto manipulime se jemi duke e dëmtuar vendin tonë dhe në të njëjtën kohë jemi duke e dëmtuar raportin me Bashkësinë Ndërkombëtare”.

“Duhet të dalim me një qëndrim, për të cilin nuk ka nevojë të lodhemi shumë se cili është qëndrimi – e kemi shumë të qartë, ata që e kanë dhënë një pikë djersë dhe një pikë gjak për këtë vend, e dinë se cili duhet të jetë qëndrimi jonë”.

“Shpresoj shumë se do të ketë reflektim. Çdo ditë kam kontakte të intensifikuara, besoj shumë shpejt se do të ketë një reflektim edhe më të madh nga një pjesë e opozitës, të ulemi bashkërisht dhe të dalim nga ky ngërç”.

Veseli ka deklaruar se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka kapur “për hunde” dy partitë opozitare, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

“Një situatë duhet ta kemi parasysh, nuk e di pse e bën presidenti, por për hunde i ka kapur – LDK-ja dhe Vetëvendosja kanë mbetur viktima, presidenti ua gjuan si kocka, ata shkojnë dhe flasin ‘korrigjim i rëndë’, ‘korrigjim i lehtë’”.

“Unë po flas për qëndrim që është shtetëror që duhet ta kemi bashkërisht – nuk mund të kemi qëndrim unë, presidenti një qëndrim, kryeministri një qëndrim sepse atëherë po e humbim kuptimësinë e një shteti të pavarur dhe sovran”.

“Kjo opozitë po e dëmton rëndë Kosovën duke menduar se po i mashtron qytetarët dhe në të njëjtën kohë po i materializon pakënaqësitë sociale duke larguar liberalizimin e vizave, që të kemi shpërthim social që ta marrin pushtetin dhe po mendojnë që problemet do t’i zgjidhin për dy ditë – kjo është hipokrizi”.

I pari i PDK-së ka folur edhe për reformat që i ka paralajmëruar se do t’i bëjë në partinë që udhëheq. Ai ka thënë se nuk do të ketë kompromis dhe nuk do të bëjë përjashtime për askënd.

“PDK për këto 11 vjet ka bashkrrugëtuar me këtë zhvillim që kemi në këtë tokë. Çdo zhvillim pozitiv, çdo vendimmarrje që kemi bërë këto 11 vjet lidhet me transformimin e vendit tonë”.

“Sukseset që janë as nuk dua t’i numëroj se janë të vërejtshme. Kosova nga viti 2019, pritet që të ardhurat për kokë banori mund t’i ketë shumë se Shqipëria dhe Bosnja, afër Maqedonisë dhe Serbisë – me 2 miliardë e 250 milionë euro buxhet”.

“Këto janë zhvillime pozitive por a ka pasë gabime? Faturat që i janë vënë PDK-së, nga njerëz të korruptuar që janë munduar të paraqiten si virgjinë, duke dalur andej për ta njollosur PDK-në nuk do të tolerohen në udhëheqjen time dhe do të jem i pakompromis ndaj çdo njeriu që ndeshet me ligjin”.

“Nuk do të ketë përjashtime, nuk jam futur në politikë për përjashtime. Kur është PDK-ja e fuqishme, do të jetë edhe Kosova. Kur të ndalet PDK-ja, do të ndalet edhe Kosova”.

“Kam qenë për tri vjet në koalicion me LDK-në, më vështirë se me marrë një vendim nuk ka. Pastaj një alternativë tjetër që nuk e njeh shtetin e Kosovës, si Lëvizja Vetëvendosja”.

“Do të lëvizim në proces të reformave të thella, kemi filluar me rininë”.

“Kur njerëzit e mirë abstenojnë nga politika, do të vijnë njerëzit e këqinj. Njerëzit e mirë duhet të merren me politikë, duhet të jenë në vendimmarrje – këtë mundësi do t’ua krijojë”.

“Nuk ka njerëz të rinj dhe të vjetër në PDK, ka njerëz të mirë dhe punëtorë, ata që janë papunëtorë dhe që tentojnë të bëjnë të këqija nuk do të kenë perspektivë”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles