Site icon Prishtinapress

Veseli përsëri kundër Thaçit: Do ta kisha përkrahur vizitën në Ujman në një ditë tjetër

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Britani, ka kritikuar ashpër kreun e VV-së, Albin Kurtin, duke e quajtur manipulues populist.

Kreu i Legjislativit të vendit, i cili po qëndron për një vizitë në Londër ka komentuar protestën e së shtunës në Prishtinës, duke adresuar kritika të ashpra të Albin Kurti, por ka folur edhe për vizitën e presidentit Thaçi në Ujaman, sikurse ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Duke folur për protestën e së shtunës, ai tha se protesta është një e drejt legjitime e qytetarëve, por që deklaroi se ajo protestë nuk arriti që të përçojë mesazhin të cilin duhet ta përçonte, meqenëse nuk ishte në mbrojtje të kufijve të Kosovës.

“Mesazhet që do të duhej të dërgoheshin ndaj faktorit politik serb në veri të Kosovës, por organizatorët u fokusuan në rritjen e ndasive të brendshme që ishte një gabim”, tha Veseli, për RTK.

Sipas tij, Kosova nuk fiton me ndasi dhe duke thelluar urrejtjen e brendshme, por ajo që duhet të ndodhë duhet të kemi një qëndrim konstant pozitë dhe opozitë.

Veseli tha se një pjesë e opozitës ka zgjedhur rrugën më të paduhur në mënyrë që të përfitojë përmes manipulimit politik.

“Bëj të qartë se Kosova është një dhe nuk do të ndahet asnjëherë, me një perspektivë euro-atlantike” tha Veseli , i cili iu bëri thirrje partive opozitare nga Londra që të bashkohen në zgjidhjen e të gjitha çështjeve, duke thënë se “kundërshtar i të gjithëve neve është Serbia”
.
Kryetari i Kuvendit kritikoi ashpër kreun e VV-së, Albin Kurtin.

“Albin Kurti çdo herë ka qenë sipërfaqësor dhe manipulues populist. Atij nuk i bënë përshtypje qëndrimit e tij, që i ka ndryshuar vazhdimisht…”, tha Veseli.

Duke komentuar edhe vizitën e presidentit Hashim Thaçi një ditë më parë në Ujman, kreu i Kuvendit Veseli tha se do ta kishte përkrahur sikur kjo të ndodhte në një ditë tjetër dhe jo të njëjtën ditë kur edhe mbahej protesta në Prishtinë.

“Do ta kisha përkrahur me qefin më të madh vizitën në Ujman, sikurse të ishte në një ditë tjetër. Nëse provokon një Albin Kurt, kjo nuk do të thotë se duhet të bimë pre e provokimit të tij, të një manipuluesi sikurse është Albin Kurti”, tha për RTK kryekuvendari Kadri Veseli.

I pyetur për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, Veseli tha se “kjo nuk është një prioritet, kur kihet parasysh fakti se Kosova gjendet para një faze të dialogut final me Serbinë”.

Ndërkaq, lidhur me liberalizimin e vizave, Veseli tha se është e domosdoshme që vizat të hiqen deri në fund të këtij viti.

 

Exit mobile version