Site icon Prishtinapress

Veseli përkujton heronjtë Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha

Në 23 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kreu i PDK-së, Kadri Veseli është përkulur para bustit të heroit, Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Veseli përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se emrat e përmendur më lartë, janë dëshmi dhe dëshmorë, të lirisë sonë për të cilën flijuan edhe jetën.

“Themelet e shtetit tonë mbajnë shumë emra. Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha janë sot dëshmi dhe dëshmorë, të lirisë sonë për të cilën flijuan edhe jetën. Lavdi e përjetshme gjithë heronjve të kombit”, shkruan Veseli.

Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat armike.

Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, kur hasën në pritën e vënë nga forcat pushtuese në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë.

Exit mobile version