11.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: PDK mbështet propozimin e Thaçit që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se gjendja e krijuar në vendin tonë për shkak të coronavirusit është e jashtëzakonshme.

Veseli në një konferencë të thirrur për media tha se për këtë gjendje mjafton të shohësh fshatrat e qytetet tona.

“Si rezultat i deportimit dhe përhapjes së kësaj pandemie, është krijuar gjendja e jashtëzakonshme edhe në shtetin tonë. Kjo tanimë është fakt, pavarësisht a e shpallëm formalisht apo jo. Mjafton të shohësh fshatrat e qytetet tona, mbylljen e shkollave, ndaljen e prodhimit, mbylljen e veprimtarive të shërbimit dhe shumicën aktiviteteve tjera socio ekonomike. Por, ajo që na obligon të gjithë ne në këtë situatë është veprimi ynë që sa më shpejtë ta ndihmojmë vendin që t’i kthehet normalitetit. Kjo është përgjegjësi në rend të parë e Qeverisë, pastaj e gjithë neve. Ne e dimë që dëmi akut është shëndetësor, por dhe socio-ekonomik. Dhe ky dëm mund të lokalizohet dhe kontrollohet nëse veprojmë mençur dhe jemi të vendosur si shtet dhe shoqëri. Në të kundërtën, pasojat do të jenë më të rënda”, deklaroi Veseli.

Lideri i PDK-së, tha se numri i personave të prekur me coronavirus po rritet, prandaj masat ekstreme janë të domosdoshme.

“Duhet të veprojmë, sa nuk është bërë tepër vonë. Për qytetarët, për ekonominë, për të ardhmen dhe shtetin tonë. Jemi në një situatë kur banorët e Vitisë, Klinës dhe të Malishevës janë të izoluar brenda qyteteve të tyre, përderisa edhe në Podujeve dhe kryeqendrën tone kemi te prekur, por kujdesi për këto komuna nuk është ai i duhuri dhe mbështetja nuk është e mjaftueshme. Rrjedhimisht, përballimi i tyre me këtë gjendje është i vështirë. A ka dikush iluzione se kjo situatë, me përhapjen e virusit, nuk përshkallëzohet, nëse nuk merren masat ekstreme? Është në dorën e deputetëve që të vendosin për ta kaluar dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Por, edhe vetëm një jetë nëse shpëtohet, ia vlen një vendim të tillë. Prandaj, PDK mbështet idenë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në tërë vendin”, deklaroi Veseli.

Më tej, ai tha se masat që Qeveria ka ndërmarrë deri më tash karshi përballjes me pandeminë, nuk kanë qenë të mjaftueshme.

“Ne jemi të shqetësuar me rolin e qeverisë në këtë situatë, sepse me paaftësinë e saj menaxhuese dhe nënvlerësimin – mund ta përkeqësoj më tutje gjendjen për qytetarët tanë. Mos-kontrolli i rreptë i të gjithë atyre që vijnë nga vendet e prekura nga Virusi COVID-19, është gabim fatal. Neglizhenca e Qeverisë për të vepruar menjëherë për vendosjen e tyre në karantinë – përbën rrezik të madh për qytetarë tanë”, u shpreh Veseli

Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë 19 raste të konfirmuara me coronavirus./Telegrafi/

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/2848674365211303/?t=0

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles