16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Veseli paralajmëron iniciativa të reja: Asnjë zyrtar shtetëror nuk do t’i ndalojë të rinjtë të punësohen

Kryetari i PDK-së, njëherësh i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se vendimi i sotëm për largimin e zyrtarëve të PDK-së që kanë aktakuza është vendim që nuk ka dilema.

“Nuk ka idealizëm por qëndrim parimor, duhet t’i rrisim besimin dhe shpresat e njerëzve, veçanërisht të rinjve të kenë mundësi të tregojnë vetveten.Kam kërkuar dhe kjo do të ndodhë, unë jam kryetar i PDK-së. Sapo e kam marrë mandatin dhe kam vizion të qartë dhe të drejtpërdrejtë i cili nuk ka të bëjë as me vëllain tim, as me kolegun tim, por me qytetarin e Kosovës dhe Kosovën në këtë vizion nuk do ta ndalë askush. E di se do të ketë vështirësi, por jam i vendosur dhe se kam ndërmend me u ndal, sepse  di saktësisht çfarë i duhet interesit të qytetarëve. Jam në proces edhe të disa iniciativave që lidhen me shanset e barabarta.  Është standard i kryer, nuk do të ketë anëtarë të PDK-së që ka aktakuzë e që përkrahet nga unë, as kandidatë, por as i emëruar, do të kërkojë që secili pozitë e opozitë të rrisim këtë standard të japim shembull së pari është standard etik dhe që duhet vendosur në këtë shoqëri. Kur kemi bë ndonjë marre është ditë që s’është dashtë me u krenu, nëse ke bë gabim duhet me pagu atë gabim e tani kemi bazë ligjore duhet të krijohet si standard.Kriza më e madhe tani është mungesa e shpresës dhe besimit”, ka deklaruar Veseli.

Veseli tha gjithashtu se do të ketë diskutime edhe me udhëheqësit e koalicionit dhe se ka plan konkret për iniciativat e tij e që do të bëhen publike.

“S’po përmendi kohën pasi është proces, por që njerëzit do të paqtohen në shpirt. Se më të mirët kanë me punësu, me u ndihmu e nuk ka me mund asnjë zyrtar i shtetit me i ndalë. Nuk e pranoj faktin që dy dekada pas luftës të rrezikohen vlerat për të cilat kemi luftuar dy dekada më herët. Nuk do të ketë fjalë se janë ngopur njerëzit me fjalë, do të ketë veprime dhe iniciativa konkrete. Asgjë në këtë jetë nuk është problematike, nuk ka të bëjë me pozicionin, por me përgjegjësinë. Jam futur në politikë dhe kam qëllim. Tërhiqem vetëm nga ego, por nuk tërhiqem kurrë nga përgjegjësia ky vizion ka marrë rrugë dhe ka përkrahje shumë të madhe”, tha ai në Klan, transmeton Indeksonline.

Veseli komentoi edhe draftin e Këshillit të Ministrave të BE-së për Kosovën, ku tha se ne e dimë si i kemi punët brenda, por që do të duhej të ketë orientim në sfidat që i kemi që bashkërisht të dëgjojmë pastaj më mirë zërin e partnerëve të BE-së dhe Amerikës.

“Sundimi i ligjit duhet të jetë pjesë primare për t’i dhënë një mundësi Kosovës për modernizim. Kosova si shtet i pavarur dhe sovran duhet t’i marrë edhe obligimet e veta ndërkombëtare dhe kam përshtypjen se gjithë këtë vitin e fundit nuk duhet t’ia lëmë fajin vetëm njerëz anë, por edhe opozitës që qëndronte anash pasi opozita duhet të ndihmojë me koncepte alternative, gjithmonë në demokraci do të ekzistojë pozita dhe opozita por ne duhet të ndryshojmë vetë për të ndryshuar Kosovën”, tha Veseli.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles