Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka zgjedhur të organizoj një aktivitet ndryshe për nder të 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Ai ka takuar fëmijët e dëshmorëve, martirëve, të zhdukurve dhe të veteranëve të UÇK-së, me të cilët ka bashkëbiseduar për rëndësinë e lirisë dhe çlirimit të Kosovës.
Veseli ka kërkuar nga kjo gjeneratë e të rinjve të mos ndalen së angazhuari për ta quar Kosovën më tutje, ashtu sic bën prindërti e tyre.
“Është shumë emocionale për mua që këtë ditë të shenjtë të lirisë sonë ta festoj bashkë me ju, bijë e bija të lirisë së Kosovës, të heronjëve, dëshmorëve, martirëve, të të zhdukurve, të të burgosurve, veteranëve të UÇK-së, bashkëluftëtarëve të mi! Është shumë emocionale që bashke me ju ta festojmë ditën e çlirimit, ditën e UÇK-se, triumfit historik të kombit tonë, në mes të Prishtinës, kryeqendrës sonë, ku shpejt do të ngritet shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari, përballë asaj të heroit të kombit, Zahir Pajaziti” ka thënë Veseli.
Ai më tej ka porositur të rinjtë të ndihen krenar me veprën e parardhësve të tyre. “ Prindërit e juaj heronj e trima, dhe bashkëluftëtarët e mi – kanë qenë në moshën tuaj kur janë ngritur me parulla në protesta e demonstrata kundër Serbisë; kur janë burgosur për liri; e kur e kanë kapur armën dhe kanë vdekur për Kosovën. Kjo është historia e jonë, historia e Kosovës, të cilën e kanë shkruar prindërit e juaj dhe Ju në liri, do të vazhdoni ta plotësoni çdo ditë të jetës suaj”
Për fund, Veseli ka thënë por liria si e tillë nuk është e mjaftueshme dhe kërkohet angazhim i të gjithëve.
“Duhet të punojmë për një shtet, ku ka liri dhe përgjegjësi; ku ka vizion dhe qëllim; ku ligji të mbron dhe të jep mundesi; ku ka shanse të barabarta për secilin, ku nuk abuzohet me asnjë vlerë, ku nuk vend për krim e korrupsion, ku ka zhvillim ekonomik, ku ju i realizoni me nder qëllimet tuja në shtetin që kanë ëndërruar prindërit tuaj dhe që e ëndërroni edhe ju”.
Veseli ka porositur të rinjtë ta mbajnë gjallë orientimin e drejt perëndimor.
“Dikur ne ditëm të rreshtohemi drejt. Ta vazhdojmë këtë rrugë e ta mbajmë orientimin pro-perëndimor; ta ruajmë miqësinë me Amerikën. Të përkulemi çdo ditë para këtyre flamujve që i kemi përreth. Dhe të betohemi këtu që nuk do të lejojmë asnjë parti e politikan që për interesa të një grusht të pushtetit të na prish ardhmërinë. Siç kemi fituar atëherë – do të fitojmë edhe tash së bashku. Prindërit tuaj e bashkëluftëtarët e mi heronjë e fituan lirinë; neve na takon ta fitojmë dhe ta bëjmë Kosovën ashtu siç i ka hije” ka thënë Veseli.
Në këtë takim, kanë folur edhe fëmijët e dëshmorëve, martirëve e të zhdukurve, Arbnora Hysen Zogjani, Berat Beqir Rexhepi dhe Laberion Remzi Zebica.