16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Nuk do të ketë më barna të njëjta me çmime të ndryshme nëpër barnatoret e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është finalizuar udhëzimi administrativ që vendos për çmimin e barnave.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se kjo do të kursejë për disa miliona euro buxhetin e shtetit dhe të qytetarëve tanë.

“Nuk do të ketë më barna të njëjta me çmime të ndryshme nëpër barnatoret e Kosovës. Me një punë të jashtëzakonshme sot u finalizua udhëzimi administrativ që vendos rregull në çmimin e barnave. Ky është një hap tejet i madh në vargun e reformave në shëndetësi. Kjo do të kursejë për disa miliona euro buxhetin e shtetit dhe të qytetarëve tanë. Ndryshime të tjera rrënjësore do të ndodhin në shëndetësi”, ka shkruar në Facebook, Kadri Veseli.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles