11.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Veseli nis iniciativë për kthimin e eshtrave të Hasan Prishtinës në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se ka marrë iniciativë që eshtrat e Hasan Prishtinës të kthehen në Kosovë.

Ai në 85 vjetorin e vdekjes së Hasan Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se u ka dërguar një letër autoriteteve të Shqipërisë, për mbështeten e kësaj iniciative.

Postimi i plotë i Veselit:

Në 85 vjetorin e vdekjes kujtojmë Hasan Prishtinën, heroin e madh të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesin e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës. Në këtë vit të nderimit kombëtar për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, dhe në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të krijimit të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, kam marrë iniciativën që eshtrat e Hasan Prishtinës të sillen në Kosovë dhe në një ceremoni shtetërore të varrosën në Prishtinë, në vendin ku prehen Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Kosovës dhe Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare në Kosovë. Për këtë qëllim u kam dërguar një letër autoriteteve shtetërore në Tiranë, që të na mbështesin në këtë inciativë domethënëse për memorien dhe identitetin shtetëror të Kosovës. Kosova nuk i harron bijtë e vetë, heronjtë e saj. Ata, si gjithmonë, kthehen të fundit nga betejat!

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles