Site icon Prishtinapress

VESELI NGUSHËLLON PËR VDEKJEN E DELEGATES SË VITEVE ’90, KADRIJE ISMAJLI

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen Ismajli, për vdekjen e Kadrije Ismajlit, delegate e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e përbërjes së vitit 1990.

“Kadrija, në cilësi të delegates së Kuvendit të Kosovës, të përbërjes së vitit 1990, mori pjesë aktive në nxjerrjen e Deklaratës së 2 Korrikut dhe Kushtetutës së Kaçanikut, të 7 shtatorit 1990. Ajo tha kontribut të jashtëzakonshëm në nxjerrjen e vendimeve dhe akteve të Kuvendit, të cilat përcaktuan ecjen drejt krijimit të Republikës së Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur, të cilin ne po e gëzojmë sot”, thuhet në ngushëllimin e kryeparlamentarit Veseli./Insajderi.com

Exit mobile version