19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Veseli nga Malisheva: Vetëm duke shtuar testet shkurtojmë karantinën e rihapim ekonominë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme ka vizituar fshatin Kijevë të Komunës së Malishevës, transmeton Klan Kosova.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se atje ka qenë për të parë për së afërmi bujqit që janë duke bërë mbjelljet pranverore. Fal punës së tyre të palodhur ne kemi furnizim të rregullt me ushqim.

“Iu thashë se së shpejti do kalojmë në Kuvendin e Kosovës një pako gjithëpërfshirëse për të ndihmuar fermerët ndihmojë ata dhe të gjithë të vetëpunësuarit apo sipërmarësit privat që janë dëmtuar prej pandemisë. Kjo komunë është më e prekura nga pandemia e koronavirusit e meriton më shumë mbështetje prej qeverisë qendrore”.

“Iu kërkova ndërkohë që të tregohen sa më të kujdesshëm e të duruar për ta kaluar të gjithë së bashku këtë sfidë emergjente. Qytetarët janë duke mbajtur me sukses kujdesin personal dhe distancën sociale që janë detyrat e tyre, mirëpo qëveria e shkarkuar po dështon me detyrat e saj sepse nuk po bën testimin masiv që kërkon kjo situatë”.

“OBSH-ja ka udhëzuar dhe po vazhdon të këmbëngul se vetëm testimi do të japë informacion të saktë për prekjen e popullatës nga virus. Nëse do të ndërmerrnim politikën e testimit masiv, gjurmimit dhe trajtimit do të kishim një karantinë më të shkurtër, më pak raste fatale dhe ekonomia do të rihapej më shpejtë”, ka shkruar Veseli.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles