12.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Veseli në Prizren: Ka ardhur koha për një fillim të ri (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka qëndruar të shtunën në Prizren ku ka marrë pjesë në hapjen e panairit për promovimin e produkteve vendore i cili u organizua nga shoqata e zejtarëve dhe bizneseve “ESNAF”.

Kryetari Veseli tha se problemi më i madh që vazhdon ta preokupojë qytetarin e Kosovës është papunësia dhe kjo çështje sipas tij kërkon ndërhyrje urgjente.

“Të gjitha familjet tona kanë problem me papunësinë. Si mund të arrijmë ta zgjidhim këtë situatë. Këtë problem kaq të madh. Kjo mund të arrihet vetëm duke punësuar njerëz. Dhe për t’i punësuar duhet të kemi veprimtari prodhuese. Duhet të kemi prodhim vendor. Do të thotë, ka ardhur koha e një kthese të madhe në Kosovë. Ka ardhur koha e një fillimi të ri, i cili do të orientohet, Kosovën do ta orientojë në punë, në veprimtari prodhuese. I cili do tu japë perspektivë atyre njerëzve që kanë ide kreative, inovative. Atyre njerëzve të cilët janë punëtorë”, ka thënë Veseli.

Pas prerjes së shiritit të hapjes së panairit, Kryeparlamentari Veseli vizitoi të gjitha produktet e ekspozuara në panair, ndërsa i ka inkurajuar prodhuesit vendorë që të vazhdojnë me prodhimet e tyre.

Veseli tha se prodhuesit vendorë do të kenë përkrahje shumë më të madhe se deri tani si në prodhimtarinë e tyre por edhe në lehtësimet fiskale dhe promovim të tyre.

esnaf1esnaf2esnaf3esnaf4

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles