Site icon Prishtinapress

Veseli në Polac dhe Skenderaj, shpalos planin e tij kundër korrupsionit

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli është pritur të dielën pasdite nga qindra banorë të fshatit Polac në Skënderaj.

Veseli shpalosi planin e tij kundër korrupsionit, i cili siç tha ai do ti hapë vendit perspektivë të re dhe hov të madh në zhvillimin ekonomik.

“Në fshatin Polac dhe qytetin Skenderaj u takova me aktivistët tanë të mobilizuar për të korrur fitoren e radhës më 6 tetor. Gjatë bisedës me ta theksova se lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit është përparësia jonë kryesore në qeverisjen e ardhshme.

Prandaj kemi paraqitur një plan gjithëpërfshirës për ta çrrënjosur korrupsionin dhe për të çliruar mundësitë për të gjithë të rinjtë tanë. Nëpërmjet zbatimit të këtij plani do t’i japim një hov të ri ekonomisë së Kosovës duke rritur mirëqenien për çdo qytetar”, tha Veseli.

Exit mobile version