Veseli: Në luftën kundër korrupsionit e kemi krah SHBA-në dhe BE-në

0
21

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, i cili në fokus të këtyre zgjedhjeve e ka planin anti korrupsion, ka thënë se nuk është i vetëm në këtë betejë.

Ai thotë se ka edhe mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së.

“Nuk kam asgjë kundër askujt. Do të jem kundër çdo kujt që bie ndesh me ligjin. Nuk do të behët asnjë veprim që nuk është i pakoordinuar me SHBA-në dhe BE-në. Këto i kanë kërkuar ata”, ka thënë Veseli në klankosova.

Veseli ka thënë se plani i tij ka një periudhë të caktuar kohore, brenda të cilës do të ngritën mekanizma të reja për luftimin e efektshëm të korrupsionit.