6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Veseli merr iniciativë për harmonizimin e Rezolutës për Dialogun, ja Draft Rezoluta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbledhur sot në kabinetin e tij liderët e koalicionit qeverisës, për të diskutuar mundësinë e harmonizimit të një Rezolute për Dialogun , në të cilën do të përfshihej pozita dhe opozita.

Veseli i ka ftuar sot në takim Kryeministrin Ramush Haradinaj, Zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Dardan Gashi, para të cilëve ka shtruar nevojën për arritjen e konsensusit mes partive politike parlamentare lidhur me Dialogun.

Veseli është i interesuar që sa më parë të harmonizohen qëndrimet mes pozitës dhe opozitës për hartimin e Rezolutës për Dialogun, e cila do të votohej në Kuvendin e Kosovës.

Faza finale e Dialogut Kosovë-Serbi pritet të rifillojë së shpejti dhe institucionet e vendit janë mobilizuar për t’i bashkuar qëndrimet mes pozitës dhe opozitës lidhur me platformën dhe ekipin në këtë proces të rëndësishëm.

Draft-Rezoluta përmban 6 pika, në të cilat theksohen parimet kryesore të pjesëmarrjes së Kosovës në Dialog.

Më poshtë, teksti i plotë i Draft-Rezolutës:

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles