Senatori Johnson tha se SHBA-të janë gjithmonë përkrah Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve euro atlantike.
“Është me rëndësi që Kosova dhe Serbia ti kthehen dialogut sa më parë dhe të arrijnë marrëveshjen e obligueshme.
Rasti i Maqedonisë dhe Greqisë është shembull që duhet ndjekur se kur ka vullnet politik mund të arrihet marrëveshje përfundimtare”, tha Senatori Johnson.
Nga ana e tij, Kryeparlamentari Veseli falënderoi Senatorin Johnson për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Republikën e Kosovës. “Republika e Kosovës dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje të obligueshme për njohjen reciproke.
Ky është opsioni i vetëm që siguron paqe dhe stabilitet të përhershëm në rajon.
Pavarësisht dallimeve të brendshme, nërapprt me dialogun, Republika e Kosovës është e gatshme për fazën finale të dialogut”, ka thënë Veseli.

