Site icon Prishtinapress

Veseli kundër rritjes së pagave për deputetët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dal kundër rritjes së pagave për deputetët. Sipas tij, politikanët duhet t’i rrisin pagat pasi ta rrisin standardin e jetesë për qytetarët.

“Sapo dëgjova për planet e disa deputetëve për rritje të rrogave të tyre. Jam kategorikisht kundër rritjes së rrogave të politikanëve. Kur popullit t’ia rrisim rrogat dhe standardin e jetës, atëherë politikanët le të mendojnë për rrogat e veta”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe të martën Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa kanë aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) për vitin 2018-2020 për Kuvendin e Kosovës, ku parashikohet që nga viti 2018, të ketë rritje të shpenzimeve për pagat dhe mëditjet e deputetëve.

Exit mobile version