Site icon Prishtinapress

Veseli: Kosova është e bekuar që në krah të saj ka kombin e madh amerikan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot me datë 4 korrik festojnë Ditën e Pavarësisë së saj.

Në lidhje më këtë gjë Kadri Veseli bëri një postim në Facebook ku thotë së 4 korriku është një datë e madhe, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe për popullin tonë dhe të gjithë popujt e botës që besojnë në të drejtat dhe lirinë njerëzore.

“SHBA-të kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë garantues të vlerave demokratike dhe paqes globale. Kosova është e bekuar që në krah të saj ka kombin e madh amerikan. Festa e sotme është e dyfishtë, sepse përurojmë edhe objektin e ri të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë. Urime të gjithëve, popullit amerikan dhe përfaqësuesve të tij në vendin tone”, tha Kadri Veseli.

 

Exit mobile version