24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Jam i tronditur me gënjeshtrat e Kurtit në lidhje me Amerikën

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka reaguar pasi i dërguari i posaçëm i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell demantoi sot Zyrën e Kryeministrit për bisedë e Albin Kurtit me Shtëpinë e Bardhë, bisedë e realizuar ditë më parë.

Përmes Twitter-it, Grenell hodhi poshtë deklaratën e Zyrës së Kryeministrit Kurti, ku thuhej se ai u morë vesh përmes bisedës telefonike me Grenell që ndihma nga ShBA-ja nuk do të ndalet dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë.

“Kjo nuk është e vërtetë. Ne i kemi bërë të qartë Kurtit se vendimi i tij për të mbajtur tarifat edhe pjesshëm është duke dëmtuar ekonominë e Kosovës – dhe ShBA-ja nuk do të çojë dëm ndihmat tona nëse lidershipi i Kosovës vazhdon të dëmtojë popullin e vet në këtë mënyrë”, tha Grenell.

Por kryetari i PDK-së, Kadri Veseli u shpreh i ‘tonditur’ se kryeministri i Kosovës po jep informacione të rrejshme për seriozitetin e paralajmërimeve amerikane, transmeton Indeksonline.

Veseli tha se PDK e çmon punën e ambasadorit Grenell për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“PDK-ja e çmon punën e ambasadorit Richard Grenell për arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë, dhe është mbështet përpjekjet amerikane për paqe në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij, në rrjetin social Twitter.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles