12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: I shqetësuar për ngutinë e Kurtit për ta hequr taksën 100 %

Numri një i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë për t’iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës.

Veseli ka thënë se është i shqetësuar për ngutinë e kryeministrit Kurti për ta hequr taksën 100 %, duke e zëvendësuar me reciprocitet të plotë.

“Shpreh shqetësimin për ngutinë e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kerkësat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga Qeveria e kaluar për shkak të taksës. Një Qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën. Prandaj, nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme, e cila rrezikon ta dëmtojë më tej vendin tonë. Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën”, ka thënë ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles