8.7 C
New York
Thursday, November 21, 2024

Buy now

spot_img

Veseli i ashpër për sulmet ndaj gruas rome: Të reagojnë menjëherë organet përgjegjëse

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka reaguar për sulmet fizike ndaj një gruaje rome, nga disa të rinj.

Ai ka thënë se është i shokuar me pamjet dhe ka kërkuar reagim të menjëhershëm të organeve të rendit.

“Jam i shokuar me pamjet e sulmit ndaj një qytetare të lirë të këtij vendi. Veprime të tilla janë të papranueshme. Është i domosdoshëm veprimi i menjëhershëm dhe institucional i organeve të sigurisë në lidhje me rastin. Çdo shqetësim publik duhet të trajtohet në mënyrë institucionale. Linçimi publik nuk na nderon si shoqëri demokratike dhe nuk guxojmë dhe as që duhet të lejojmë që secili të marrë të drejtën e gjyqësisë në këtë vend”, ka shkruar ai në një reagim në Facebook.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles