18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Veseli fton Vetëvendosjen dhe Listën Serbe ta votojnë Demarkacionin

Kryeparlamentari Kadri Veseli, me një status në profilin e tij në Facebook, ka sqaruar marrëveshjen e arritur sot mes subjekteve politike për çështjen e Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi.

“Pas bisedës që kam pasur sot me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, është arritur pajtueshmëri që Projektligji për Demarkacionin të mbetet i njëjtë siç ka ardhur nga Qeveria e Kosovës, përveç se në Pikën 1.2 të Nenit 3 është shtuar fjala “si orientim”, me kërkesë të LDK-së, pikë kjo në të cilën flitet për  Dokumentacionin Zyrtar të Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit”, ka shkruar Veseli.

Ai ka falënderuar Kryeministrin Haradinaj dhe LDK-në për vullnetin e mirë që t’i kontribuojnë arritjes së konsensusit acional.

Po ashtu, ka ftuar Vetëvendosjen dhe Listën Serbe që të reflektojnë dhe të votojnë “pro” Marrëveshjes për  Demarkacionin.

“Ftoj edhe subjektet tjera politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe, që të reflektojnë dhe të votojnë “pro” Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit të Kosovës me Malin e Zi”, ka shkruar Veseli.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles