Site icon Prishtinapress

Veseli flet rreth Tribunalit, kohës së luftës dhe publikimin e fotografisë nga Flora Brovina

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka hapur sot vazhdimin e seancës me një fjalim ku ndau disa nga historitë e kohës së luftës bashkë me bashkëluftëtarët e tij.

Veseli ndër të tjerash tha se pas asaj që ndodhi të enjten, si iniciues i asaj seance zgjedh të thotë disa fjalë për iniciativën për themelimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

“Si komb i shtypur ndrydhja dhe dyshimi në vetvete na ka përcjellur gjatë dhe shumë. Për idenë e krijimit të këtij Tribunali kam pritur edhe hezitime e goditje, që në politikë nganjëherë mund të jenë normale.Por nuk e kam pritur një qasje të tillë brutale mes nesh. Duke menduar për respektin ndaj një sakrifice të madhe dhe faktin real të vendit tonë që të gjithë e kemi pasur. Të premten në zyrën time erdhi një nga familjarë te personave me plagë të luftës dhe i mllefosur me debatin rreth kësaj iniciative dhe  bëri një pyetje të drejtë. ‘Pse ne shqiptarët jemi kaq të pamëshirshëm ndaj njëri-tjetrit dhe të fortë për hakmarrje ndërsa të huajve dorëzohemi me lehtësi’ e tha këtë i ngërthyer nga frika se mund të dështojë kjo iniciativë për ti vënë para drejtësisë kriminelët serb. Ai ishte i vendosur si familjarë ta qojë deri në fund rastin e tyre sepse s’do të pranonte të heshte derisa drejtësia të vihet në vend”, tha Veseli.

Tutje shtoi se nëse duam ta pranojmë të vërtetën jo vetëm për këtë ndërmarrje historike, por edhe gjatë viteve 90’të ishim dëshmitarë të një mentaliteti të tillë dyshues.

“Sot dua të sjellë një copëz rrethimi personal të këtij përjetimi. Kur ne u njohëm botërisht si UÇK, në fillim të 90’ta endeshim në viset e Kosovës dhe përballeshim me situata jo të lehta në vendin tonë nga vendin tonë. Në 1992 në Skenderaj në kulmin e terrorit nga serbët njërit nga ushtarët tanë iu desh të shkrepte breshëri të automatikut ndaj një civili shqiptarë për arsye të sulmit ndaj nesh. Ai nuk e paramendonte se shqiptarët ishin në rezistence të armatosur. Civilët të cilët na u desh të pyesnim për rrugën u organizuan të na kontrolloni se çfarë kishim në rimorkio, ata nuk besonin se shqiptarët ishin organizuar në rezistencë të armatosur. 1996 teksa po udhëtimi për magjistralen Deçan-Gjakovë bashkë me Luan Haradinaj e Avni Nurën mezi kaluam rrugën e fshatrave sepse kureshtarët donin të na kontrollonin barrën në samar të kalit, atyre nuk ua merrte mendja se shqiptarët u angazhuan në rezistencë të armtaosur.1997 në Ratkoc të informuar na u desh të kamuflohemi në bashkëbisedim me fshatarët që kishin dalë për të vjelë rrush.Në prill 1998 pas daljes publike të UÇK-së disa studentë kishin ardhur në zona e luftës pasi kishin dëgjuar se UÇK po endej hapur në Drenicë, por nuk e kishin besuar këtë. Kishin ardhur për tu bindur dhe kur panë ushtarët me armë e të informuar njëri prej tyre pësoi emocionalisht. Ai dhe shokët e i tij nuk e besuan se kishte shqiptarë që rrokin armë në rezistencë të armatosur ndaj Serbisë”, tha Veseli, transmeton Indeksonline.

I njëjti shtoi gjithashtu se këtë rrëfim e ndau të tregojë se kishte shqiptarë të shumtë që mendonin se s’mund të ketë ushtri të armatosur shqiptare që do t’i dalë përballë serbëve në atë kohë.

“Flora Brovina bëri gabim të rëndë, ajo është viktimë e gjenocidit serb. Sado që është gabim i madh është edhe pasojë e gjenocidit serb.Si individë duhet marrë parasysh rrethanat e saj jetësore dhe kontributet e saj dhe jo për të tentuar për të linçuar apo për të nxitur komplot politk.Nuk na duhej një foto as qindra për ta dëshmuar këtë sepse qindra gra të dhunuara ende presin drejtësi për të dëshmuar. Të nderuar deputetë realiteti i tragjedisë kombëtare gjatë viteve ‘ 98-99 ishte përjetim nacional që u krye me një platformë e ekzekutim nga shteti serb në fshatrat dhe qytete e Kosovës. Gjenocidi serb ka ardhur në të njëjtë kohë dhe skenar kudo në Kosovë”, tha tutje Veseli.

Exit mobile version