Site icon Prishtinapress

Veseli: Fehmiu e Xheva përfaqësojnë figurat tipike të luftëtarëve të lirisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në përvjetorin e rënies së heronjëve Fehmi e Xhevë Lladrovci, ka thënë se janë dy figura të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përfaqësojnë figurat tipike të luftëtarëve të lirisë.

Veseli ka shkruar se bashkëluftëtarëve dhe popullit tonë, këto dy personalitete i japin gjithmonë shumë krenari.

“Bashkë me Fehmiun dhe Xhevën, para 21 vjetësh, trimërisht në fushën e nderit ra edhe Fatime Hetemi, që sot shpallet “Hero i Kosovës”. Fehmiu, Xheva, Fatimja dhe çdo dëshmor janë frymëzim dhe motiv për ne, për të punuar më shumë dhe për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë në atdheun tonë”, ka shkruar ai.

Exit mobile version