21.9 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë në identitetin e shtetit tonë të pavarur

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, nuk patën fatin të kenë fëmijët e tyre, por me sakrificën e tyre, ata na lanë një trashëgimtar të paçmueshëm: lirinë e Kosovës.

Në ceremoninë e zbulimit të shtatoreve të këtyre dy heronjve në Drenas, Veseli tha se nga sot, e përgjithmonë, në këtë shesh të bukur do të qëndrojnë shtatoret e dy figurave emblematike të luftës çlirimtare, Fehmiut dhe Xhevës.

“Vitet po kalojnë, gjeneratat vijnë njëra pas tjetrës, ne bashkëluftëtarët e tyre po plakemi, por veç një gjë nuk ndryshon kurrënderimi dhe respekti për heronjtë tanë. Ata janë gjithmonë me ne. Në mendjet dhe zemrat tona.

Në identitetin e shtetit tonë të pavarur e sovran. Ata janë krenaria jonë kombëtare“, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se duke vendosur shtatoret e tyre këtu në këtë shesh të Drenasit, po jepet një mesazh për brezat që do të vijnë: ky vend përgjithmonë do të qëndrojë i lirë, i pavarur dhe sovran.

“Sot, nga ky vend i nderit të kombit, ne deklarojmë pa asnjë dilemë: Kosova ka vetëm një rrugë për ta bërë – të ecë përpara në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e shtetit dhe integrimin e plotë në botën perëndimore. Të gjitha rrugët tjera rrugët tjera i kemi mbyllë, njëherë e përgjithmonë. Lavdi heroizmit të Fehmi e Xhevë Lladrovcit. Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!“, tha në fjalën e tij kryeparlamentari Veseli. ​

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles