Veseli: Emërimi i Grenell provë e përkushtimit të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

0
26

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka përshëndetur emërimin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani, Richard Grenell si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi.

Përmes një shkrimi në Twitter, Veseli këtë emërim e konsideron si një përkushtim i SHBA-ve për ta mbështetur dialogun.

“Jam i gëzuar kur mësova se Presidenti @realDonaldTrump ka emëruar ambasadorin @RichardGrenell si të dërguar të posaçëm të dialogut për paqe. Unë këtë e konsideroj si provë të një përkushtimi dhe shumë të nevojshëm që SHBA-ja ta mbështes dialogun ndërmjet #Kosovo dhe #Serbia”, ka shkruar Veseli.

Kadri Veseli

@KadriVeseliKS

I was glad to learn about President @realDonaldTrump’s intent to appoint Ambassador @RichardGrenell as special envoy for peace negotiation. I consider it as proof of a much needed renewed US commitment to support the peace dialogue between and