16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Dhuna ndaj fëmijëve dhe ndaj grave nuk duhet toleruar asnjëherë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nëpërmjet mënyrës se si i trajtojmë sot fëmijët, shpërfaqet edhe vizioni ynë për të ardhmen.

Këto komente kryeparlamentari Veseli i bëri në takimin e sotëm të lansimit të fushatës së Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve, organizuar nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione, në bashkëpunim me partnerët mbështetës të komisionit, organizatat “Save the Children” në Kosovë dhe “Syri i Vizionit”.

Kryetari i Kuvendit tha se të flasësh për të drejtat e fëmijëve do të thotë të flasësh për diçka shumë të rëndësishme për shoqërinë tonë, duke treguar kështu se si po trajtohet e ardhmja.

Ai tha se Kosova duhet të krijojë gjenerata të përgatitura të të rinjve, të cilët janë të gatshëm të përçojnë mesazhe dhe të jenë bartës të prosperitetit, inovacionit, të edukimit e të zhvillimit.

“Nuk mund të paramendohet një prind i cili mund të ushtrojë dhunë ndaj fëmijës, aq më pak në shoqërinë tonë, e cila jo më larg se dy dekada më parë i është nënshkruar një dhune sistematike dhe shkatërruese, duke lënë pasoja, të cilat janë evidente edhe sot”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ai tha se dhuna ndaj fëmijëve dhe ajo ndaj grave nuk duhet toleruar asnjëherë. Nëse ka denoncime të tilla, shtoi Veseli, atëherë sigurisht që kemi të bëjmë me njerëz që kanë probleme dhe duhet trajtuar profesionalisht në sektorë të caktuar, përkatësisht nga psikologë dhe neuropsikiatër.

“Gjeneratat e reja janë e ardhmja e shtetit tonë dhe bartëse të zhvillimit të tij, prandaj duhet t’i trajtojmë me kujdes dhe të përkujdesemi maksimalisht për to”, theksoi kryeparlamentari Veseli.​

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles