Site icon Prishtinapress

Veseli dhe Basha bisedojnë për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri

Kryetari i Kuvendit të Republikës Kosovës, Kadri Veseli, është pritur në Selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë nga kreu i kësaj partie, Lulzim Basha.

Kryeparlamentari Veseli dhe kryetari i PD-së, Basha, diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë e Shqipëri, duke potencuar synimet e përbashkëta euro-integruese të të dyja vendeve.

Kryeparlamentari Veseli shprehu konsideratën e tij për kontributin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të lidershipit të saj në arritjen e lirisë së Kosovës, si dhe në procesin e shtetkrijimit dhe shtetndërtimit të saj.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ndërkaq, duke çmuar lart rolin e kryeparlamentarit Veseli në zhvillimet politike në Kosovë tha se Partia Demokratike mbështet rrugën integruese të Kosovës dhe do të vazhdoj dhënien e kontributit në të gjitha fushat.

Exit mobile version