8.7 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Bujqësia ka nevojë për një fillim të ri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh i kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli ka bashkëbiseduar të enjten në Prizren me ekspertë të industrisë së përpunimit të qumështit për të dëgjuar nga ta ide konkrete për reformat që shteti duhet të ndërmerr në fuqizimin më të madh të sektorit të bujqësisë.

Alajdin Fusha i cili përfaqëson njërën prej pikave më të mëdha të grumbullimit dhe përpunimit të qumështit në Kosovë, propozoi që shteti të subvencionojë qumështin e pasterizuar në mënyrë që qytetarët e Kosovës të konsumojnë s më shumë produkte të freskëta dhe me çmime të lira.

“Nëse ne mund të arrijmë të realizojmë qumështin e pasterizuar, që mos ta tatojmë, që është një gjë shumë normale, dhe të subvencionojmë çdo litër qumësht të pasterizuar që del nga industria e qumështit, atëherë shpresoj që ne si përpunues të qumështit mund të arrijmë të prodhojmë dhe të plasojmë në treg me një çmim prej 30 centë për një litër”, tha Fusha.

Ndërsa fermeri Remzi Mehmeti, tha se përkundër numrit të madh të papunësisë, qytetarët e papunë refuzojnë të punojnë në bujqësi, prandaj ai kërkoi që të bëhet më shumë në sensibilim të qytetarëve që duan të punojnë.

“Ne kemi shumë telashe dhe nuk mund të gjejmë punëtorë për bujqësi, të jeni të bindur. Nuk ka, sepse në njëfarë forme duhet të ndryshohet pak a shumë edhe mentaliteti sepse një i papunë më mirë i duket të shkojë në social e ti merr 75 euro sesa vjen e punon në fermë sepse e merr si punë të ndytë apo diçka tjetër, nuk e di”, tha Mehmeti.

Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit propozuan që në të ardhmen e afërt të nxirret një ligj i posaçëm që do të favorizonte ata dhe gjithë prodhuesit e tjerë vendorë që në supermarketet kosovare të obligohet ekspozimi i produkteve vendore.

Pasi dëgjoi ekspertët dhe përpunuesit e qumështit e fermerët, kryetari Veseli theksoi se investimet në bujqësi duhet të rriten, ndërsa shteti duhet të kujdeset që të jetë sa më afër atyre që punojnë tokat dhe krijojnë vende të reja pune.

“Do të dyfishohet buxheti për bujqësi. Po ua jep fjalën se do të dyfishohet. Ka nevojë Kosova për një fillim të ri edhe në sektor të bujqësisë”, tha kryetari Veseli, duke i inkurajuar fermerët dhe përpunuesit e qumështit që të vazhdojnë punën dhe të rrisin kapacitetet e tyre./PrishtinaPress.eu/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles