Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar Ibrahim Rugovën si një njeri që ka dhënë kontribut të madh në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ai ka thënë se angazhimi politik i Rugovës ka shënuar një etapë të rëndësishme në historinë e vendit
“Sot, në 11 vjetorin e vdekjes, kujtojmë Presidentin Ibrahim Rugova, i cili dha një kontribut të çmuar për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Angazhimi i tij politik shënon një etapë të rëndësishme të historisë sonë”, ka shkruar ai