24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Ajo çfarë ndodhi dje është luftë speciale nga shërbimet serbe

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, beson se e gjithë ajo çfarë ka ndodhur dje lidhur me fotografinë e prezantuar nga deputetja Flora Brovina është tipike e zhvilluar e menaxhuar nga dikush që nuk i do shqiptarët.

Veseli ka thënë se qëllimi duhet të drejtohet nga Serbia për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se ajo çfarë ka bërë deputetja Brovina është një gabim i rëndë.

“Unë nuk mund ta ndali si kryetar i Kuvendit asnjë deputeti për të folur apo për të paraqitur fakte. Nuk ka ndodhur në seancën e Kuvendit, deputetja ka dal jashtë. Gabimi ka qenë i rëndë por linçim nuk duhet me pas për kërkon. Nuk duhet të lejojmë që të dezertojmë nga qëllimi i dënimit të gjenocidit serb në Kosovë Kjo është edhe një arsye se pse duhet me u ngrit ato mekanizmat që i kam propozuar unë. Një foto, një person nuk janë baza e iniciativës për tribunat dhe dëshmi e gjenocidit në Kosovë është shteti serb është hierarkia serbe. Për tu dekurajuar nuk duhet të lejon askush askënd dhe kjo është e pa tolerueshme”, ka deklaruar Veseli në RTV Dukagjini.

“Krejt dukja është e një mekanizmi të luftës speciale e cila i targeton njerëzit e caktuar. Nuk kam dyshime te Flora Brovina. Nuk kam as ndonjë sinjal që të kem dyshime aq më tepër pasur parasysh jetën e saj. Por pamja, dizajni i formës çka ka ndodhur është tipike për luftë speciale nga dikush që nuk i duan shqiptarët” ”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles