Site icon Prishtinapress

Veprimtari Agron Telaku i bashkohet PDK-së

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se partisë së tij i është bashkuar veprimtari i hershëm i Lëvizjes Kombëtare, Agron Telaku.

Veseli në shkrimin e bërë në Facebook, ka thënë se Telaku iu bashkua luftës  kundër korrupsionit dhe nepotizmit, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:

“Veprimtari i hershëm i Lëvizjes Kombëtare nga Prizreni, Agron Telaku, sot iu bashkua vizionit politik të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai iu bashkua luftës sonë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, e cila rinisë sonë, qytetarëve tanë, do u krijojë më shumë mundësi, më shumë perspektivë, për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë në vendin tonë.
Mirë se erdhe në Partinë Demokratike të Kosovës, Agron!
Bashkohuni me mua për një Kosovë pa korrupsion e nepotizëm dhe me ekonomi më të zhvilluar! #PDK112”, ka shkruar Veseli.

Exit mobile version