Janë vendosur ndarjet fizike te rrethrrotullimi në lagjen Arbëria, për të mënjanuar qarkullimin e çrregullt në rrethrotullim.
Këtë e bëri të ditur Komuna e Prishtinës, përmes një postimi në Facebook.
Sipas tyre kjo do të ngritë nivelin e sigurisë dhe do të ndihmojë rrjedhën e trafikut në këtë pjesë të frekuentuar të Prishtinës.