Në seancën e ardhshme ndaj Haradinajt në Francë, pritet të mos merret vendimi final.
Gjykata e Colmarit ka thënë për Tanjug, se vendimi mund të mos merret as të enjten për tu shtyrë në një seancë tjetër, transmeton lajmi.net
Në seancën e së enjtes do të diskutohet për provat që Ministria e Drejtësisë ia ka paraqitur Gjykatë së Colmarit për rastin e Haradinajt.
Lideri i AAK-së është duke u mbajtur në Francë për afro 4 muaj nën akuzat e Serbisë për kryerjen e krimeve të luftës.