Site icon Prishtinapress

Vendimi i ri, ja çfarë duhet të keni dhe çka jo nëse kaloni në aeroportin “Adem Jashari”

Qeveria e Kosovës para pak çastesh ka publikuar edhe masat e reja për Covid-19.

Në shumë pika të paraqitura, Qeveria tregon edhe se çfarë u lejohet shtetasve të huaj që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës përmes Aeroportit “Adem Jashari”, dhe se çfarë nuk i’u nevojitet ta kenë ata.

1.Të gjithë qytetarët e huaj të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës (RKS), e që vijnë nga vendet me risk të lartë, sipas listës zyrtare të ECDC (e cila përditësohet çdo dy javë), duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT-PCR në Sars COV-2 se janë të shëndoshë nga COVID-19, në bazë të parimit të reciprocitetit, me përjashtimet si në vijim:

1.1. Gjatë hyrjes nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” nuk kanë nevojë të kenë vërtetim për test RT-PCR negativ, duke marrë parasysh që shtetasit e huaj vetëm do të kalojnë nëpër territorin e RKS-së, dhe me kusht që në hyrje do të nënshkruajnë një deklaratë, ku në afat prej 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-së.

1.2.Gjatë hyrjes në pikat kufitare tokësore, me qëllim të daljes nëpër pikat ajrore, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe pikat tokësore nuk ka nevojë për vërtetim për test RT- PCR negativ, porse, shtetasit e huaj janë të obliguar të paraqesin biletën e aeroplanit dhe të nënshkruajnë deklaratë që brenda 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-së.

Exit mobile version