11.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vendimi i Qeverisë: Kështu zhvillohet mësimi nga nesër

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se Qeveria e Kosovës ka vendosur që prej nesër, në të gjitha institucionet publike dhe private, procesi arsimor në të gjitha nivelet e arsimit, vazhdon sipas udhëzuesit të përgjithshëm të MASHTI-t për organizimin e mësimit në kushtet e pandemisë Covid-19, shkruan Gazeta Metro.

Nagavci ka shkruar në Facebook se konviktet do të lejohen të punojnë sipas rregullit, një dhomë një student.

“Në bazë të këtij vendimi, të gjitha institucioneve publike dhe private në të gjitha nivelet e arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve e studentëve.

Ju bëj thirrje për respektim të masave në mënyrë që ta ruajmë shëndetin tonë dhe të tjerëve.

Ju lutem mbajeni distancën, dezinfektoni duart dhe vendoseni maskën sipas rekomandimeve. Shëndet e suksese të gjithëve”, ka shkruar ajo.

Ndërsa duhet theksuar se sot janë marrë vendime nga Qeveria e Kosovës, për lehtësimin e masave antiCovid.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles