7 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Vendimi i Kushtetueses, Limaj do të konsultohet për veprimet me partnerët e tjerë të koalicionit

Kryetari i Nismës Social demokrate, Famir Limaj, ka mbajtur një konferencë për media.

Limaj ka thënë se veprimet lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, do të ndërmerren pas dakordimit edhe me anëtarët e tjerë të koalicionit shtetëror.

“Ne si Nismë e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese  në opinionet e saj për Ligjin për Kompetencat e Dialogut, të kompetencave të delegacionit shtetëror për dialog. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka pasur zhvillime të reja. Përfaqësuesit e opozitës, në këtë rast të PSD-së, kanë ofruar dorëheqje dhe ky është një zhvillim i ri”.

“Siç e dini, Gjykata Kushtetuese është marrur dhe  ka analizuar tekstin e Ligjit, ndërsa delegacioni është krijuar me votën e parlamentit të Kosovës, me votën e parlamentet të Kosovës  i mandatuar politikisht për të negociuar me Serbinë. Unë në ditët në vijim, do i ftojë partnerët e koalicionit, të bashkë bisedojmë për zhvillimet e fundit, dua t’i dëgjoj se si e shohin dhe si e vlerësojnë hapat e mëtejshëm të kësaj teme, dhe pasi të dëgjoj, ne si Nismë do të marr qëndrimin e duhur se si do ecim më tutje”, ka thënë ndër të tjera Limaj”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Ditë më parë Gjykata Kushtetuese ka publikuar analizën e saj lidhur me Ligjin për Dialogun dhe Kompetencat e Delegacionit Kushtetues.

Sipas Kushtetueses, ky ekip nuk ka bazë për të dialoguar me Serbinë. 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles