Site icon Prishtinapress

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka prekur edhe Presidentin Thaçi

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i dha fund edhe rolit të presidentit Hashim Thaçi në dialogun Kosovë-Serbi.

Këto komente, Deda i bëri në profilin e tij zyrtar në Facebook, derisa ka shkruar se pas dy viteve është sqaruar se nuk do të ketë më dialog presidentësh.

Sipas deputetit, ky vendim i Kushtetueses e sjell edhe një vendim të rëndësishëm.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin zhbëhet Delegacioni Shtetëror për dialog me Serbinë e sjell edhe një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm – e sqaron kush ka mandat të udhëheqë dialogun me Serbinë”, ka shkruar ai, duke pohuar tutje se vetëm qeveria dhe kryeministri kanë bazë kushtetuese të merren me dialog.

Shkrimi i plotë:

Mbas gati dy viteve u sqarua se nuk mund të ketë më “dialog Presidentësh”. Sot përfundoi edhe roli i Hashim Thaçit në dialogun me Serbinë.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin zhbëhet Delegacioni Shtetëror për dialog me Serbinë e sjell edhe një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm – e sqaron kush ka mandat të udhëheqë dialogun me Serbinë.
Vetëm Qeveria dhe Kryeministri kanë të drejtë dhe bazë kushtetuese që të mirren me dialog – pikat 86, 87, 97, 98 dhe 107 të aktvendimit.
Ndërsa, Kuvendi e ka mandat, pra obligim, mbikqyrjen e politikës së jashtme dhe sigurisë, do të thotë dialogun me Serbinë – pikat 92 dhe 93 të aktvendimit.

Exit mobile version