Site icon Prishtinapress

Vendim i ri i Qeverisë së Kosovës: Ndërprerja e procesit edukativo-arsimor vazhdon deri në një vendim tjetër

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që ndërprerja e mësimit në të gjitha nivelet të vazhdon deri në marrjen e një vendimi tjetër.

Qeveria e Kosovës kishte vendosur që mësimi të ndërpritet që nga data 11 mars me qëllim të parandalimit të coronavirusit, transmeton Telegrafi.
Në vendimin e miratuar sot nga Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës thuhet:

1.Ndryshohet dhe plotësohet Vendimi i Qeverisë nr.01/07 i datës 11.03.2020 për parandalimin e infeksionit Corona Virus COVID-19.

2.Ndryshohet nën paragrafi 1.1. i paragrafit 1. të vendimit bazë, ashtu që ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në Institucionet Arsimore Publike dhe Private në të gjitha nivelet vazhdon deri në një vendim tjetër, me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna ( kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë).

3.Ky vendim është pjesë përbërëse e vendimit nr. 01/07 të datës 11.03.2020. ​

Ndryshe deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 79 raste, ndërsa ditën e diele është shënuar edhe viktima e parë./Telegrafi/

Exit mobile version