24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Vëllau i deputetës pret vizën te largohet nga Kosova

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami,  ka thënë se ka familjarë të saj të cilët nuk janë aspak të kënaqur me gjendjen aktuale në Kosovë dhe që duan të largohen.

“Vëllain e kam që po pret të marrë një vizë. Nuk është ndjesi e mirë, ndjehesh e pafuqishme sepse je pjesë e politikës. Nuk mund t’i thuash as fëmijës tënd që qëndro këtu, sepse bartë përgjegjësinë, pasi që ata nuk i kanë pagat tona”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka deklaruar se në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Qeveria nuk ka shprehur interesim derisa diskutohej për propozim-rezolutën se si të ndalohet ikja e të rinjve nga vendi.

“Me shifra të sakta nuk është se kemi por ka informata dhe shohim çdo ditë radhët duket pritur para ambasadave . Janë mbi 40 mijë aplikime për viza pune. Është një numër i madh që po ikin. Ne jetojmë këtu dhe kemi familjarë që kanë humb shpresën që në këtë vend një ditë do të bëhet mirë. Barra bie mbi politikën”.

“Çështja e ikjes së të rinjve nuk është çështje që duhet të brengos pozitën veç a opozitën veç, por e të gjithë neve si qytetarë”.

“Në 1999 pas 78 ditëve të bombardimeve janë kthyer për afat rekord një milionë kosovarë në shtëpitë e tyre të djegura, kurse sot të gjithë po duan të ikin nga vendi. Përgjegjësia e kësaj qeverie është se ka dhënë mesazhe të këqija. Nepotizmi është shumë i theksuar. Janë shpikur pozita në ndërmarrjet publike. Me republikën e asfaltit nuk po krijohet perspektivë për të rinjtë”.

Bajrami ka theksuar se në këto përmasa më parë nuk ka pasur keqpërdorime.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles