11.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vëllai i deputetit të vrarë: Bukosh fol, pse nuk po flet

Ish kryeministri i Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, ka thënë se i ka dëgjuar deklaratat e fundit të Xhavit Halitit, por për të cilat ka thënë se nuk dëshiron të flet.

“E kam parë debatin. Por nuk dua të deklarohem rreth kësaj çështjeje”, ka thënë Bukoshi, duke iu referuar deklarimeve të Halitit, i cili ditë më parë tha se gjatë luftës së fundit në Kosovë e kishte mbrojtur nga tentimet për vrasje e marrje peng, Bujar Bukoshin.

Por kjo deklaratë e Bukoshit ka nxitur reagimin e Fazli Hajdarajt, vëllai të Smajl Hajdarajt, ish deputetit të LDK-së, i vrarë pas luftës në Kosovë.

“Fol ta marroftë zoti ftyrën! Pse s’po flet…”, ka shkruar shkurt Hajdaraj në faqen e tij, ku edhe ka shpërndarë deklaratën e Bukoshit dhënë për media gjatë ditës së sotme.

Kujtojmë se Smajl Hajdaraj, ishte deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe u vra më 17 janar të vitit 2002. Kjo vrasje, si shumë vrasje të pasluftës është cilësuar si vrasje politike./Gazetaexpress

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles