Veliu pranon detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike

0
41

Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të postit të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Me këtë rast, ish-ministri Ekrem Mustafa, i dorëzoi detyrën ministrit të ri të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu.

Gjithashtu, detyrën e tij e dorëzoi ish-ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, pas bashkimit të Ministrisë së Administratës Publike me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Me këtë rast, ish-ministrat Mustafa dhe Yagcilar, i uruan Agim Veliu detyrën e re të ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, bashkëbiseduesit diskutuan për punën dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Ndërsa, ministri Veliu falënderoi ish-ministrat për punën që kanë bërë gjatë mandatit të tyre. /Telegrafi/