10.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Veliu: Pas skanimit në polici, do të vendosë çfarë duhet të ndërmarrë ai si ministër

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka thënë se gjatë takimit të sotëm me menaxhmentin e Policisë së Kosovës u ka kërkuar atyre që të rishikohen të gjitha ligjet, udhëzimet administrative dhe vendimet e tjera me të cilat rregullohet fushëveprimataria e tyre.

Veliu deklaroi se pasi të bëjë një skanim të plotë në ministrinë që drejton, Policinë e Kosovës, si edhe agjencitë e tjera në kuadër të ministrisë, do të shohë se cilët hapa do t’i ndërmarrë.

Ministri Veliu pasi përfundoi vizitën te njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, tha se qëllimi i tij kryesor gjatë këtij mandati është që ta lërë ministrinë më mirë seç e ka gjetur.

“Qëllim kryesor imi si ministër i Punëve të Brendshme me gjitha agjencitë ta bëjmë një sistem, i cili duhet të jetë i besueshëm për qytetarin e Republikës së Kosovës, për partnerët ndërkombëtarë, për rajonin, por edhe për gjithë ata që bashkëpunojmë. Qëllim kryesor imi është që këtë ministri ta lë më mirë se sa e kam gjetur”, tha ai.

I pyetur se a pritet të ketë fatin e njëjtë ndonjë nga eprorët e Policisë së Kosovës, sikur bordet e tjera publike të shkarkuara nga Qeveria Kurti, Veliu tha se pasi të bëj një lloj skanimi, do të vijë në përfundim se çka ka nevojë të ndërmarrë ai si ministër.

“Do të bëj një vizitë te të gjitha, do të njoftohem me organogramët e këtyre agjencive, me punët, me sfidat. Cilat janë prioritet e tyre, një-dy-tre të zëmë. Cilat janë sfidat e tyre. Do të kërkoj nga ata që të më thonë cilat janë pritjet e tyre nga unë. Pasi që të bëj një lloj skanimi siç po thuhet të të gjithë ministrisë dhe agjensitë, atëherë do të vij në një përfundimin se çka ka nevojë të ndërmarrë unë si ministër, në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të mija si ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike”, tha ai.

Veliu tregoi detaje edhe nga takimi i sotëm me eprorët e Policisë së Kosovës, ku tha se u ka kërkuar atyre që të rishikojnë të gjitha ligjet, udhëzimet administrative dhe vendimet me të cilat rregullohet fushëveprimtaria e policisë.

“Ne diskutuam për përkrahjen konkrete që duhet të i japim policisë përmes rritjes së buxhetit. Kontributit tonë të përbashkët të ministrisë dhe policisë në anëtarësimin e Policisë së Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar. Por edhe në hartimin e ligjeve dhe rregulloreve dhe rishikimi e tyre atje ku ka nevojë. Në rast se eventualisht ka ndonjë mangësi. Unë kërkova nga menaxhmenti që t’i rishikojë të gjitha ligjet me të cilat rregullohet fusha e policisë, gjitha udhëzimet administrative, urdhëresat, vendimet e ndryshme. Në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë për nevojat dhe kërkesat që i ka policia në këtë rast”, tha ai.

Si problem që mund të shmanget, ministri Veliu e përsëriti ndryshimin e emërtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme që tash i është shtuar, Administrata Publike.

Sipas tij, mund të ketë probleme në lëshimin e dokumentacioneve që me ndryshimin e tyre mund të ketë efekt në buxhetin e Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles