Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka hedhur poshtë deklaratat e zëvendëskryeministrit Haki Abazi se kinse ka pas dakordime me LDK-në për mos pajtim me vendimin e presidentit Hashim Thaçi, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
“Jo nuk është e vërtetë. Asnjëherë nuk është bisedu për këtë çështje”, ka thënë shkurt për Indeksonline Veliu.
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë se situata në Kosovë është shumë seioze, kjo pasi që numri i të infektuarve po rritet.
“Situata në Kosovë është serioze sepse numri i të infnektuarve po rritet dhe sigurisht institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që të parandalojnë këtë pandemi”, ka thënë ai në një intervistë për Klan Kosova.
“Unë jam personalisht që të ndërmerren të gjitha masat, qofshin edhe ato extreme sikurse edhe po quhen që të mbrohemi nga ky rrezik që e ka përfshi globin, por edhe Kosoven”, ka vlerësuar tutje ai.
“Sigurisht që kjo është e drejtë e presidentit, presidenti ka propozu që të bëhet një gjendje e jashtëzakonshme duke e pas parasysh rritjen e numrit të personave të prekur, edhe ai e shfrytëzon të drejtën e tij kushtetuese, pastaj janë deputetët ata që duhet ta thonë fjalën e fundit pro ose kunder”, vlerësoi Veliu.
“Nuk është çështja me presidentin apo kryeministrin, jemi për ta luftuar në mënyrën sa më të mirë këtë virus që e ka kaplu edhe Kosovën. Nëse bëjmë garë kush po dominon është gabim” , konsideroi i pari i MPB-së.